Aktualitet

Muzikë pas orarit, gjobitet me 1 mln lekë 27-vjeçari në Durrrës! 40-vjeçari u ndalua për dhunë por policia i zbuloi vjed

23 Korrik 2021, 07:38 Nga DOSJA
Muzikë pas orarit, gjobitet me 1 mln lekë 27-vjeçari në

DURRËS– Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe i ka vendosur gjobë pronarit të një subjekti. 27-vjeçari G. T., është konstatuar nga uniformat blu duke mbajtur muzikën ndezur përtej orarit të lejuar nga autoritetet. Policia njofton se ndaj këtij subjekti është vendosur dhe një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.
Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin P. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e OSHEE-së, në banesës e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres arrestim ne durres

Sondazh

Poll