Sport

VIDEO/ Partizani bën aq sa mundet, Basel i shënon tre gola dhe hipotekon kalimin për në turin tjetër

22 Korrik 2021, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani bën aq sa mundet, Basel i shënon tre gola dhe

ZVICËR– Partizani bëri aq sa mundi, por përballë Baselit, të kuqtë kishin një mal përpara që e kishin të vështirë për ta kaluar. Në Zvicër, pikërisht në stadiumin “St. Jacob Park” të kuqtë munden me shifrat 3-0.

Kryeqytetasit rezistuan deri në minutën e 43-të, atëherë kur Stocker shënoi golin e parë të takimit. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë Arthur dyfishon shifrat me një gol spektakolar. Roveshata e lojtarit të Bazelit e dërgon topin saktësisht në rrjetë, duke thelluar kështu epërsinë.

Shifrat përfundimtare të kësaj përballjeje vendosen në minutën e 80, kur Stocker shtyn përsëri topin përtej vijës fatale. Bazeli ka marrë kështu nëj fitore mjaft bindëse, e cila e dërgon me njërën këmbë në turin e tretë kualifikues të Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league partizani conference league partizani

Sondazh

Poll