Sport

“Le të luajmë Holokaustin”, shkarkohet drejtori i ceremonisë së Tokio 2020, fjala që fundosi japonezin

22 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA
“Le të luajmë Holokaustin”, shkarkohet drejtori i

JAPONI-Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar drejtorin e ceremonisë së hapjes për shkak të një shakaje me Holokaustin që ai bëri gjatë një shfaqje komike të vitit 1998. Kryetari i komitetit organizues Seiko Hashimoto tha në prag të ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi u shkarkua. Ai u akuzua për përdorimin e një batute të Holokaustit në shfaqjen e tij, me titullin:’Le të Luajmë Holokaustin’.

“Ne zbuluam se Z. Kobayashi, në interpretimin e tij, përdori një frazë për të përqeshur një tragjedi historike,” tha Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë për shkaktimin e një problemi të tillë një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për shkaktimin e problemeve dhe shqetësimeve për shumë palë të përfshira, si dhe për njerëzit në Tokio ashtu edhe për pjesën tjetër të vendit.”

Në një skeç të vitit 1998, Kobayashi dhe një tjetër humorist shtireshin të ishin një dyshe e famshme argëtuesish televizivë për fëmijë dhe vetë Kobayashi i referohej disa kukullave prej letre, duke i përshkruar ato si “ato të asaj kohe kur the ‘le të luajmë Holokaustin’”. Dyshja komike më pas bëri shaka duke imagjinuar zemërimin e producentit të shfaqjes mbi këtë referencë të Holokaustit. Kjo skenë “që kisha shkruar, përmbante linja jashtëzakonisht të papërshtatshme”, kërkoi ndjesë në një deklaratë Kobayashi, një personazh shumë i famshëm i spektaklit në Japoni, kërkoi falje në një deklaratë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport seiko hashimoto tokio 2020 seiko hashimoto tokio 2020

Sondazh

Poll