Sport

VIDEO/ Laçi mban lart “flamurin” e skuadrave shqiptare në Europë, Craiova del e mundur nga “Elbasan Arena”

22 Korrik 2021, 19:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Laçi mban lart “flamurin” e skuadrave shqiptare

ELBASAN– Laçi mban lart flamurin e skuadrave shqiptare në Europë. Skuadra kurbinase ia doli të fitojë 1-0 ndaj Universitatea Craiova në “Elbasan Arena”. Natyrisht një rezultat që nuk është se të bind për ndeshjen e dytë që do të luhet në Rumani,por sigurisht që shton shanset për kalimin në turin e tretë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Zarubica në minutën e 35′, aty ku sulmuesi malazez u koordinua mirë dhe e dërgoi në rrjetë, duke bërë që në “Elbasan Arena” të shpërthejë festa. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht rasteve të krijuara nga skuadra rumune që tentuan seriozisht portën por pa gjetur rrjetën.

Vërshëllima finale e tij la në fuqi triumfin me rezultatin minimal 1-0 në Laçit, që një javë më vonë do të provojë të zhvillojë një tjetër 90-minutësh dinjitoz, për të shkruar historinë, duke kaluar një tjetër tur në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league laçi conference league laçi

Sondazh

Poll