Sport

VIDEO/ Shënoi tri gola në miqësore, ja reagimi i presidentit Laporta dhe trajnerit Koeman për Rey Manaj

22 Korrik 2021, 12:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënoi tri gola në miqësore, ja reagimi i presidentit

SPANJË-Rey Manaj ishte protagonisti absolut në miqësoren e fundit që skuadra e Barcelonës zhvilloi ndaj Gimnastic. Sulmuesi i Komëbtares shqiptare realizoi tri gola, gjë që do të mbahet mend në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, teksa pas një rrotullimi të bukur në zonë, dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

 

ABSOLUTE ??????❗?

???? ??? ?? ????̧? ??+
? https://t.co/OwWxcPIwcx pic.twitter.com/iVj1bdHBDO

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 21, 2021

Të befasuar ishin presidenti i Barcelonës dhe trajneri i skuadrës. Laporta dhe Koeman ishin shumë të ftohtë pas golit spektakolar të Manajt, duke qëndruar në vend dhe pa duartrokitur atë që u prodhua në fushën e blertë. Një shenjë e qartë kjo se bëhet fjalë për rritjen e kartonit të futbollistit, megjithëse duhet të presim nëse do të ketë të tjera mundësi në miqësoret e radhës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona rey manaj barcelona rey manaj

Sondazh

Poll