Sport

VIDEO/ Luante ndaj skuadrës nga Andorra, Teuta frikësohet nga emri Inter dhe turpërohet në “Niko Dovana”

22 Korrik 2021, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Luante ndaj skuadrës nga Andorra, Teuta frikësohet nga emri

DURRËS– Në raundin e dytë të Conference League, Teuta ka zhgënjyer në përballjen e parë ndaj skuadrës modeste nga Andorra, Inter D’escaldes. Takimi zhvilluar në “Niko Dovana” përfundoi në shifrat 0-2, duke ia vështirësuar kualifikimin skuadrës durrsake, që javën tjetër do të tentojë përmbysjen e madhe.

Teuta ndoshta e mori shumë lehtë ndeshjen, ndikuar nga emri i kundërshtarit, porn ë minutën e 37′, miqtë do të shënonin me Soldevila. Fillimisht u duk se ky realizim ishte thjesht rastësi, por në pjesën e dytë, po i njëjti lojtar shënoi të dytin në minutën e 56’.

Teuta u mundua të bënte diçka por ishte e pamundur të shënonte në portën e skuadrës nga Andorra. Tani janë edhe 90 minuta në lojë dhe Teuta do të kërkojë përmbysjen e madhe për të vazhduar në raundin e tretë të Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league teuta conference league teuta

Sondazh

Poll