Sport

Tokyo 2020/ Brazili shkërmoq Gjermaninë me katër gola, Australia surprizon Argjentinën

22 Korrik 2021, 16:43 Nga DOSJA
Tokyo 2020/ Brazili shkërmoq Gjermaninë me katër gola, Australia

JAPONI-Brazili ia doli të fitonte ndaj Gjermanisë me shifrat 4-2 në ndeshjen debutuese të olimpiadës, e vlefshme për Grupin D.Një ndeshje pa shumë histori për të besuarit e trajnerit Andre Jardine të cilët kaluan në avantazh të trefishte brenda 30 minutave të para.

Ishte sulmuesi i Evertonit,Richarlison që shpërtheu me 3 gola.Shuplakë e fortë për gjermanët që u kushtëzuan shumë nga ky start aspak normal. Nadiem Amiri në minutën e 57 dha sinjale se mund të rikthente në lojë kampionët e Europës por kartoni i kuq në adresë të Maximilian Arnold edhe pse u shoqërua nga një gol tjetër i gjermanëve, nuk shërbeu për të marrë minimalisht 1 pikë pasi Paulinho vulosi suksesin e skuadrës braziliane që ngjitet në krye të klasifikimit të grupit me 3 pikë, po aq sa Bregu i Fildishtë që kaloi 2-1 Arabinë Saudite.

Në grupet e tjera, surprizën e bëri Australia që kaloi 2-0 Argjentinën dhe Meksika që shkatërroi Francën me rezultatin 4-1. 23-vjecarët e Sylvain Ripoll zhgënjyen në ndeshjen e parë edhe pse prezantohen me një nga skuadrat më premtuese të olimpiadës pasi kanë në përbërje lojtarë si Thauvin, Gignac apo Mbuku. Spanja debutoi me një barazim pa gola në Saporo kundër bashkëmoshatarëve të Ekuadorit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil tokyo 2020 brazil tokyo 2020

Sondazh

Poll