Bota

Plas grushti në emision LIVE! Pas akuzave, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet me anëtarin e partisë, i hedh gotën me ujë,

22 Korrik 2021, 19:40 Nga DOSJA
Plas grushti në emision LIVE! Pas akuzave, ish-zv. Ministri i

MOLDAVI- Anëtari i Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat dhunoi ish-zv.ministrin e brendshëm, Ghenadie Cosovan teksa të dy po përballeshin në një emision live. E gjitha ka ndodhur gjatë emisionit “Ora e Ekspertizës” në Jurnal TV. Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë, ndërsa i gjithë debati nisi nga disa akuza që i bënë njëri-tjetrit.

DEBATI I ZBARDHUR:

Ghenadie Cosovan: Z. Tofilat, pse nuk flisni se si u privatizuan tubacionet e gazit?

Sergiu Tofilat: Zoti Cosovan, ju nuk keni turp sepse i keni shërbyer regjimit të Plahotniuc, në vitin 2017 keni mbajtur tubime për të mbështetur sistemin, në qershor 2019 keni shkuar në një tubim para selisë së PAS, për të parandaluar koalicionin kundër Plahotniuc, për ta mbajtur atë në pushtet.

Ghenadie Cosovan: Ju kurrë nuk do të ma mbyllni gojën.

Sergiu Tofilat: Keni probleme me dëgjimin!

Ghenadie Cosovan: Gjatë kësaj periudhe, unë zbulova skemën e korrupsionit të deputetëve, kur të gjithë heshtnin… Unë kam mbrojtur Atdheun dhe ti nuk më bën…*hedh gotën me ujë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ghenadie cosovan moldavi sergiu tofilat ghenadie cosovan moldavi sergiu tofilat

Sondazh

Poll