Bota

‘Nëse punoni nga shtëpia, pse nuk shpërnguleni?’/ Joshja e një jete të re në bregdet, TRENDI i ri që nisi pan

22 Korrik 2021, 17:29 Nga DOSJA
‘Nëse punoni nga shtëpia, pse nuk shpërnguleni?’/

BRITANI E MADHE- Puna nga shtëpia është bërë normë gjatë pandemisë së koronavirusit duke u dhënë mundësinë shumë familjeve për të rindërtuar jetën e tyre. Kjo gjë ka ndodhur me familjen Lancaster, e cila vendosi që të shpërngulej, pasi Craig-ut i thanë që do të punonte për një kohë të pacaktuar nga shtëpia. 

Ai dhe gruaja e tij, Sam shpejt kuptuan se ata dhe dy vajzat e tyre mund të jetonin kudo – përfshirë bregdetin. Nuk ishin më të detyruar që të qëndronin aty ku ishin, ndaj dhe filluian të kërkonin shtëpi në pjesë të tjera të vendit. 

“Unë as nuk e di se çfarë e solli Scarborough në kokën time. Unë po kërkoja në Google,“-tregon për BBC, Sam. Tani, familja jeton në një shtëpi të madhe në bregun verior të Yorkshire, me një pamje deti që nuk zëvendësohet.

Por kjo familje nuk do të jetë e vetmja! Shifrat deri në qershor 2021 treguan një rritje prej 115% lidhur me kërkesat që qytetarët kanë pasur për të pasur një shtëpi në bregdet duke braktisur qytetin, gjithmonë krahasuar me ato para pandemisë. Me punën nga shtëpia, duket se gjithçka është e mundur, vetëm vendosni gishtin në hartë; ku dëshironi të jetoni?

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani e madhe familja lancaster britani e madhe familja lancaster

Sondazh

Poll