Bota

Programi i spiunimit Pegasus, Macron ndryshon numrin e celularit së bashku me telefonin 

22 Korrik 2021, 19:35 Nga DOSJA
Programi i spiunimit Pegasus, Macron ndryshon numrin e celularit së bashku

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndryshuar numrin e telefonit si edhe telefonin e tij pas skandalit të spiunazhit të softwerit Pegasus. NDTV shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar i presidencës franceze, i cili ka thënë se këtë gjë Presidenti e ka bërë për të shtuar sigurinë.    

 “Ai ka disa numra telefoni. Kjo nuk do të thotë se ai është spiunuar. Kjo gjë është vetëm për siguri shtesë”, tha zyrtari . Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha se protokollet e sigurisë së presidentit po përshtaten pas incidentit që ndodhi.

“Padyshim që ne po e marrim këtë shumë seriozisht,” u tha ai gazetarëve disa orë pas një takimi urgjent të kabinetit qeverisës në lidhje me programin Pegasus.

Gazeta Le Monde dhe media Radio France raportuan të Martën se telefoni i Macron ishte në listën e synimeve të mundshme për përgjim nga Maroku. Të dyja mediat thanë se ata nuk kishin qasje në telefonin e Macron dhe nuk mund të verifikonin nëse telefoni i tij ishte spiunuar vërtet.

LAJMI KRYESOR: Përgjimet e zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve nga Pegasus, Izraeli ngre task forcë speciale ndërkohë Macron mbledh Këshillin e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron gabriel attal pegasus emmanuel macron gabriel attal pegasus

Sondazh

Poll