Bota

Rritja e infektimeve në Gjermani, Spahn: Duhet të respektohet masat mbrojtëse dhe të mbahen maskat 

22 Korrik 2021, 18:12 Nga DOSJA
Rritja e infektimeve në Gjermani, Spahn: Duhet të respektohet masat

GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë masat anti-Covid të vendosura pasi numri i infektimeve po rritet sërish. DW shkruan se Spahn tha se njerëzit duhet të pyesin veten nëse vërtet duan që të lejojnë rastet me Covid të shtohen. Spahn gjithashtu tha se rritja e infektimeve në Gjermani është për shkak të mos respektimit të masave dhe sidomos të mos mbajtjes së maskave. Ai gjithashtu shtoi se shteti gjerman do të bëjë çmos që të furnizojë të gjitha shtëpitë e të moshuarve me maska mbrojtëse në vjesht

“Ka të bëjë me mbajtjen e maskave. Ata duhet të testohen rregullisht. Nëse njerëzit nuk janë vaksinuar deri më tani, ata duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 3,756,958 persona me Covid, ndërsa 91,957 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid në gjermani jens spahn covid në gjermani jens spahn

Sondazh

Poll