Bota

Tragjike! Minibusi del nga rruga në Capri, vdes shoferi dhe plagosen 28 persona

22 Korrik 2021, 18:46 Nga DOSJA
Tragjike! Minibusi del nga rruga në Capri, vdes shoferi dhe plagosen 28

ITALI- Një minibus në Capri ka dalë nga rruga dhe është përplasur për disa metra me barrierat mbrojtëse. Mediat e huaja raportojnë se shoferi Emanuele Melillo ka humbur jetën dhe 28 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në afërsi të “Marina Grande”. Minibusi, i cili trasportonte rreth 25 persona, ishte i angazhuar në shërbimin e transportit publik në ishull.

Menjëherë helikopterët, policia dhe shërbimet e emergjencë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për ti ardhur në ndihmë të plagosurve, ku raportohet se një fëmijë u transportua me helikopter në spitalin e Napolit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar, por nuk përjashtohet mundësia që Melillo të ketë qenë i sëmurë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aksidentohet minibusi ne capri aksidentohet minibusi ne capri

Sondazh

Poll