Bota

Profesori amerikan: Nëse Vuçiç nuk do luftë në rajon, atëherë pse po armatos Serbinë? ‘Bota serbe’, projekt

22 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
Profesori amerikan: Nëse Vuçiç nuk do luftë në

SHBA- Profesori amerikan Daniel Serwer në një interviste për median boshnjake “Dnevni Avaz“, ka folur për projektin “Bota serbe”, e cila u propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandër vulin. Për Sewer, propozimi është thjesht një version më i ri i idesë së “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviç.

“Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiç. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviçit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serwer.

Ai tha se mundësitë për këtë gjë që të ndodhin janë shumë të vogla, pasi Serbia nëse tenton që të bëjë këtë do të nisë një luftë si në vitet 1990.   

“Mundësitë për këtë janë të vogla, dhe Serbia ka tetë fqinj. Të gjitha shtetet fqinje kanë minoritete serbe, ndonëse në Bullgari numri është shumë i vogël. Gjashtë nga këto shtete janë anëtare të NATO-s (Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania). Dy të tjerat janë nën mbrojtjen se trupave nga BE-ja dhe NATO-s, që janë të përkushtuar për mbrojtjen e integritetit territorial të tyre, e këto janë Bosnjë-Hercegovina e Kosova. Çfarë ndodhi kur Serbia në vitet e 90-ta tentoi të zgjerojë territorin e saj politik dhe të bashkojë disa prej atyre pakicave në një shtet? Luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe me NATO-n. Rezultati është që serbët nga ato shtete ikën në Serbi dhe asnë pëllëmbë e vendeve fqinje nuk iu dha Serbisë”, deklaroi Serwer.

Ai gjithashtu e cilësoi krijimin e ‘botës serbe’ si të rrezikshme pasi do të sjellë luftë dhe konflike të shumta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Serwer tha se nëse Vuçiç nuk do të do luftë në rajon atëherë nuk ka pse të armatosë vendin e tij. 

“Deklarimet e Vuçiçit se nuk do të shtihet asnjë plumb janë të zbrazëta. Nëse ai vërtetë do të besonte në këtë, nuk do të armatoste Serbinë me armë ruse e kineze. Ai mendon, se nëse Serbia bëhet mjaftueshëm e fortë, fqinjët e saj do të heqin dorë nga territori, e nuk do të rrezikojnë luftë. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndodhë apo se Serbia nuk do të përdorë armë nëse e mendon, si Millosheviçi, se mund të fitojë”, thotë Serëer.

Në fund të intervistës, Serwer tha se SHBA-ja, NATO dhe BE-ja duhet t’ja bëjnë të qartë Serbisë që të heqë dorë nga kërkesat që ka, pasi për një shtet si Serbia nuk duhet të ketë vend në BE. 

“E gjitha që do ai është ‘pjesë serbe’, rreth 15 për qind të Kosovës dhe 49 për qind të Bosnjë-Hercegovinës. Ai do të ishte i lumtur me një ‘copë’ të Kroacisë, e ndoshta kjo është Sllovonia Lindore. Dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha e fundit që Brukseli t’i thotë se BE-ja më nuk do të pretendojë se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të saj. Është koha që edhe Washingtoni të jep sinjale të qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, tha Serwer.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic aleksandar vulin bota serbe daniel serwerm sllobodan milloshevic aleksandar vucic aleksandar vulin bota serbe daniel serwerm sllobodan milloshevic

Sondazh

Poll