Bota

OBSH: Covid-19 do të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin mendor, pavarësisht nëse jeni infektuar

22 Korrik 2021, 15:56 Nga DOSJA
OBSH: Covid-19 do të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin

GREQI- Ndikimi i shëndetit mendor nga pandemia e Covid-19 do të jetë afatgjatë.

Kështu tha drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge, gjatë një takimi online që mbajti me Ministrat e Shëndetësisë të disa vendeve në botë në Greqi. NDTV shkruan se Kluge u shpreh se të gjithë personat janë prekur nga kriza e shëndetit mendor, pavarësisht nëse e kanë kaluar Covid ose jo. Ai shtoi se izolimi i qytetarëve, ndarja e komuniteteve, falimentimi i bizneseve dhe frika nga infektimi me Covid kanë bërë që ankthi të shtohet.  

“Të gjithë preken në një mënyrë apo në një tjetër. Ankthet rreth transmetimit të virusit, ndikimi psikologjik i bllokimeve dhe vetë-izolimit kanw kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, së bashku me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe tjetërsimin shoqëror. Ndikimet në shëndetin mendor të pandemisë do të jenë afatgjata. Presioni i izolimit shoqëror çoi në rritjen e ankthit. Pandemia ka tronditur botën. Më shumë se katër milion jetë të humbura globalisht, familjet dhe komunitetet u detyruan të ndahen dhe bizneset të falimentojnë,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Wuhan-it, deri tani Covid ka shkaktuar më shumë se 4 milion vdekje në të gjithë botën dhe mbi 193 milion infektime.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ankthi i shkaktuar nga covid covid hans kluge ankthi i shkaktuar nga covid covid hans kluge

Sondazh

Poll