Bota

Përmbytjet në Gjermani/ Meteorologët paralajmërojnë: Mund të ketë reshje të mëdha shiu përsëri këtë fundjavë

22 Korrik 2021, 16:41 Nga DOSJA
Përmbytjet në Gjermani/ Meteorologët paralajmërojnë:

GJERMANI- Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Gjermanisë parashikoi sot se mund të ketë reshje të mëdha shiu përsëri në rajonet e prekura nga përmbytjet shkatërruese këtë fundjavë. Mediat e huaja raportojnë se rreshjet do të fillojnë të shtunën pasdite.

Ky njoftim nga Shërbimi Kombëtar i motit vjen, kur bilanci i viktimave të përmbytjeve në provincën perëndimore është rritur në 125.

Autoritetet gjermane kanë ndërtuar një kamp të madh për ekipet e shpëtimit në stadiumin ‘Nurburgring’. Ndërkohë zjarrfikës, ushtarë dhe anëtarë të mbrojtjes civile janë të angazhuar në pastrimin e zonave të përmbytjes.

Nëpër Gjermani, të paktën 174 njerëz humbën jetën në përmbytje, ndërsa 31 persona vdiqën në Belgjikën fqinje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytjet ne gjermani permbytjet ne gjermani

Sondazh

Poll