Bota

Qeveria do të rrisë me 3% rrogën/ Mjekët britanikë e cilësojnë “tallje”

22 Korrik 2021, 16:09 Nga DOSJA
Qeveria do të rrisë me 3% rrogën/ Mjekët britanikë e

BRITANI- Mjekët britanikë e kanë cilësuar “tallje” faktin që qeveria do të rrisë vetëm me 3% rrogën bluzave të bardha. BBC raporton se qeveria do të bëjë rritje pagash, në njohje të punës gjatë pandemisë.

Por mesa duket ky vendim nuk iu duket i përshtatshëm mjekëve, pasi nuk pasqyron sakrificat e bëra nga stafi. Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), tha se rritja e pagave ishte zhgënjyese dhe se infermierët dhe disa mjekë të përgjithshëm nuk e përfitonin atë.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e shëndetësisë ndërkaq janë shprehur, se janë të vendosur për të reaguar për këtë rritje prej 3%. Rritja e rrogës në këtë masë do të thotë se një “infermier mesatar” do të marrë një shtesë prej 1 mijë paund në vit, ndërsa sanitaret do të marrin rreth 540 paund më shumë në vit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 shoqata mjekësore britanike covid-19 shoqata mjekësore britanike

Sondazh

Poll