Aktualitet

‘E frikshme është o ti’/ Të shtënat me armë në Zvërnec, pushuesit: Nga plazhi nuk lëvizim vetëm po na qëlluan, kjo

22 Korrik 2021, 11:56 Nga DOSJA
‘E frikshme është o ti’/ Të shtënat me armë

VLORË-Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk janë shqetësuar në momentin kur dëgjuan krisma. Policia sipas tyre arriti për tre minuta e se ndihen të sigurtë. Ka nga ata që thanë se nuk largohen nga plazhi vetëm nëse qëllohen ata me armë.

“Ne ishim duke u larë në thellësi, dëgjuam krisma armësh, kur erdhëm këtu nuk pamë asgjë. Na shqetësoi, si nuk na shqetësoi, shkuam për të parë mos na kishin goditur makinat. Nga plazhi nuk luajmë ne, vetëm po na qëlluan ne me armë”.

“Policia u sos për 3-4 minuta, ne dolëm menjëherë nga deti, shteti është në rregull, ne ndihemi shumë të sigurt, kjo mund të ndodhë në çdo vend të botës. S’ka pse të bëhet e madhe”.

“Dëgjuam të shtënat, ishim në det, kur dolëm pamë ata që bridhnin vërdallë. E frikshme është o ti, po qëndruam këtu”.

E RËNDË/ Kris arma në mes të plazhit! Pas konfliktit me një familje, 42-vjeçari qëllon tre herë në ajër në Zvërnec, terrorizohen pushuesit (EMRI i autorit)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne vlore te shtena me arme ne vlore

Sondazh

Poll