Aktualitet

Dyshohet se mjeti u ble nga ‘trafikanti’ i drogës! SPAK i sekuestroi makinën, Maksim Sota e kërkon mbrapsht, vendimin e k

22 Korrik 2021, 11:04 Nga DOSJA
Dyshohet se mjeti u ble nga ‘trafikanti’ i drogës! SPAK i

TIRANË–Automjeti që dyshohet se është blerë nga trafikantë e drogës, në pronësi të Maksim Sotës është sekuestruar nga SPAK. Ky vendim nuk është pritur mirë nga ana e prokurorit të Vlorës i cili ka kërkuar ndryshim mase dhe rikthim të mjetit të tij.

Do jetë Apeli i GJKKO ai që do të vendosë nëse mjeti do ti rikthehet ose jo prokurorit. Vendimi për sekuestrimin e mjetit do të jepet në seancën që do të zhvillohet me 27 korrik.

Dyshohet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë një nga trafikantët e drogës, i cili pasi u arrestua në Itali u në dëshmitar i drejtësisë. Gjithashtu po sipas dosjes trafikantët i kanë paguar edhe shtëpinë me qera ku prokurori, ka qëndruar me familjen në Roma të Italisë.

Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Sipas SPAK, në bazë të hetimit, rezulton se prokurori ka jetuar në një shtëpi me një të dënuar për trafik droge, apartament që qiraja paguhej nga një tjetër trafikant, edhe ai i arrestuar tashmë në operacionin “Shpirti”. Prokurori akuzohet për shpërdorim detyre dhe do të qëndrojë në masën e “pezullimit” nga detyra deri në përfundimin e gjykimit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maksim sota maksim sota

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 10:08

TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 09:38

TIRANË– 106 subjekte politike, të cilat nuk raportuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor të Financave për vitin 2020, janë gjobitur me nga...