Masakër mjedisore me plehrat në Golem! Turistët e huaj ankohen për aromën e keqe: Kemi ardhur për pushime jo për mbeturin
22 Korrik 2021, 11:00Nga DOSJA
DURRËS– Situata e mbetjeve urbane në zonën bregdetare të Golemit që frekuentohet masivisht në këtë sezon nga turistë vendas e të huaj mbetet ende kritike.
Turistët shprehen të pakënaqur për të pushuarit në këto kushte. Mbetjet i ndesh ngado, madje dhe mes pishave në rrugën që të çon buzë detit.
”Gjithë viruset këtu vijnë. Kanalizime të ujërave të zeza s’ka. Të gjitha janë me gropa. Kemi ardh për pushime dhe me e mbajt mendjen te plehrat.”
”Na shqetëson, po bashkia e ka në dorë.”
”Shumë i papërshtatshëm fakti që kalojmë para plehrave me fëmijët. Pastaj rrugët. Nuk dimë nëse është ujë i bardhë apo i zi.”
Ditët e fundit, pasqyrimi i kësaj problematike të mprehtë në pikun e sezonit i ka vënë disi në lëvizje autoritetet vendore.
”Është pak më mirë situata. Para një jave vinin një herë në 5 ditë dhe këto ditët e fundit po vijnë çdo 2-3 ditë dhe dezinfektojnë , por mbetet shumë problem. Një aromë e keqe që shpërndahet ngado.”
”Normalisht duhet të hiqen 3 herë në ditë me gjithë këtë fluks pushuesish që ka gjendja është alarmante.”
Gjithsesi situata vazhdon të mbetet shqetësuese, jo vetëm për pushuesit, po edhe bizneset në këtë zonë.
”A nuk na shqetëson të gjithëve? A duam turizëm, a çfarë duam?! Shumë keq skandaloze. Nuk e di pse e lenë kështu. Ja e kam të mbyllur biznesin nga kjo gjendje.”
Në shqetësim janë kthyer dhe mbledhësit e shisheve plastike dhe kanaçeve, ndaj kjo pushuese propozon kazanë të diferencuar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të vatrave të ndotjes.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Pamjet më poshtë janë nga vendi i ngjarjes ku krisi arma në plazhin e Zvërnecit. Ishte Lucio Rroko, 42-vjeçari që qëlloi tre herë në ajër në ...
VLORË– Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit nisën pas një konflikti që një familje kishte me një person. Lucio Rroko, është autori i cili qëlloi tre h...
Aktualitet22 Korrik 2021, 10:08
TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...
Aktualitet22 Korrik 2021, 09:38
TIRANË– 106 subjekte politike, të cilat nuk raportuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor të Financave për vitin 2020, janë gjobitur me nga...
BERAT– Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, ku një i mitur 7-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në lumë.M...
TIRANË– Andri Leka është i riu i cili kërcënoi ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës. 39 vjeçari i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë është ndaluar n...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka publikuar foto nga vizita e Forcave të Armatosura në New Jersey nga data 5 deri n...
TIRANË– Dosja.al sjell pamjet e aksidentit që ndodhi të dielën mbrëma në kryeqytet, ku dy efektivë të Forcave Shqiponja, në shkelje të rregullave të qarkul...