Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të riun në Kamëz dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet polici i 4-ës bashkë me të vëllain, d

22 Korrik 2021, 11:06 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje të riun në Kamëz dhe tentoi të

TIRANE- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një punonjës policie, i cili ka aksidentuar pak pas mesnate një 26-vjeçar në Kamëz, i cili ka gjetur vdekjen menjëherë. Polici Roxhels Milkurti, me detyrë inspektor në Komisariatin nr.4 në Tiranë ishte duke udhëtuar rreth orës 00:15 bashkë me vëllain e tij M.M., 22 vjeç. Të dy janë arrestuar, ndërsa akuzohen se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.  Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Sakaq, një dëshmitare okulare ka rrëfyer për Report Tv, se “Benzi” ishte me shpejtësi tej normave dhe se pas përplasjes u largua menjëherë nga vendngjarja. Gruaja hodhi akuza edhe mbi policinë dhe ambulancën që sipas saj, kanë ardhur me vonesë për ti dhënë ndihmë viktimës.

“Kam qenë këtu dhe dëgjuam një zhurmë të madhe. Thamë mos u shemb ndonjë gjë e rëndë. Vetëm ka ardhur makina dhe e hodhën përpjetë atë që po udhëtonte me motor dhe ikën. Doja të jepja ndihmën e parë. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. Mos t’u jepen patenta njerëzve që së meritojnë. Ambulanca erdhi me vonesë. U mundova t’ja jap ndihmën e shpejtë, por nuk munda se nuk jam mjeke. Nuk zbatohet ligji.’- tha ajo. 

Aksidenti u raportua mëngjesin e sotëm nga Dosja.al. Drejtuesi i motorit tip “Suzuki” ishte përplasur në Bulevardin Blu në Kamëz, ndërsa trupi i tij ishte ende në rrugë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez roxhels milkurti aksident ne kamez roxhels milkurti

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 10:08

TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 09:38

TIRANË– 106 subjekte politike, të cilat nuk raportuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor të Financave për vitin 2020, janë gjobitur me nga...