Aktualitet

Armë, municione dhe KANABIS në ‘BMW’! Policia arreston 27-vjeçari në Kavajë

22 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
Armë, municione dhe KANABIS në ‘BMW’! Policia arreston

KAVAJË– Një 27-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Kavajë, pasi qarkullonte me municion luftarak dhe armë zjarri pa leje.Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike me vete, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë. Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjecari ne kavaje arrestohet 27-vjecari ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 10:08

TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 09:38

TIRANË– 106 subjekte politike, të cilat nuk raportuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor të Financave për vitin 2020, janë gjobitur me nga...