Aktualitet

EMRI/ Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, policia: Po krehim zonën

22 Korrik 2021, 10:35 Nga DOSJA
EMRI/ Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit,

VLORË– Luçio Rroko është 42-vjeçari i cili qëlloi tre herë me armë zjarri në ajër në Zvërnec të Vlorës, pas një konflikti të çastit me një familje. Ai tentoi që ta frikësonte familjen me të cilën kishte konflikt mirëpo terrorizoi të gjithë pushuesit në plazh.

Në njoftimin zyrtar, policia bën më dije se pasi ka qëlluar me armë, 42-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa efektivët janë në ndjekje të tij, duke krehur të gjithë zonën.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vlorë; Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË/ Plas arma në mes të plazhit! Pas konfliktit me një familje, 42-vjeçari qëllon tre herë në ajër në Zvërnec, terrorizohen pushuesit

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lucio rroko te shtena ne vlore lucio rroko te shtena ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 10:08

TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 09:38

TIRANË– 106 subjekte politike, të cilat nuk raportuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor të Financave për vitin 2020, janë gjobitur me nga...