Aktualitet

E RËNDË/ Kris arma në Zvërnec për sipërfaqen e tokës! Bën sherr me një familje, pronari i plazhit privat qëllon tre herë në ajër, terrorizohen pushuesit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Tre herë është qëlluar në drejtim të një familje, nga pronari i një plazhi privat në Zvërnec, Luçio Rroko. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për kapjen e 42-vjeçarit.
Featured image of article: E RËNDË/ Kris arma në Zvërnec për sipërfaqen e tokës! Bën sherr me një familje, pronari i plazhit privat qëllon tre herë në ajër, terrorizohen pushuesit Pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

VLORË– Plumbat dhe plazhi duket se janë një dyshe e pandarë! Një tjetër incident është shënuar në plazhin e Zvërnecit, ku pronari i një zonë private, Luçio Rroko ka qëlluar tre herë në ajër. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në mesditë, teksa të gjithë pushuesit ndodheshin pranë, por fatmirësisht nuk është rrezikuar jeta e askujt.

E gjitha nisi pas një sherri me një tjetër familje për sipërfaqen e tokës që do të shfrytëzohet këtë sezon, por nuk dihen detaje të tjera. Në debat e sipër, 42-vjeçari nxorri armën nga brezi dhe qëlloi në ajër, duke terrorizuar të gjithë pushuesit. Paraprakisht bëhet me dije se Rroko kishte si synim që të frikësonte familjen, e cila po pushonte në plazh. Pasi qëlloi, ai u largua me shpejtësi me motorin e tij, duke iu fshehur kështu edhe Policisë së Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit dhe të personave të tjerë, të cilët janë përfshirë në ngjarje, ndërsa familja me të cilën ndodhi konflikti është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë detaje lidhur me sherrin. 

(a.b)/dosja.al

  • 14:17

    ‘E frikshme është o ti’/ Të shtënat me armë në Zvërnec, pushuesit: Nga plazhi nuk lëvizim vetëm po na qëlluan, kjo ndodh kudo në botë

    Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk janë shqetësuar në momentin kur dëgjuan krisma. Policia sipas tyre arriti për tre minuta e se ndihen të sigurtë. Ka nga ata që thanë se nuk largohen nga plazhi vetëm nëse qëllohen ata me armë.

    “Ne ishim duke u larë në thellësi, dëgjuam krisma armësh, kur erdhëm këtu nuk pamë asgjë. Na shqetësoi, si nuk na shqetësoi, shkuam për të parë mos na kishin goditur makinat. Nga plazhi nuk luajmë ne, vetëm po na qëlluan ne me armë”. “Policia u sos për 3-4 minuta, ne dolëm menjëherë nga deti, shteti është në rregull, ne ndihemi shumë të sigurt, kjo mund të ndodhë në çdo vend të botës. S’ka pse të bëhet e madhe”. “Dëgjuam të shtënat, ishim në det, kur dolëm pamë ata që bridhnin vërdallë. E frikshme është o ti, po qëndruam këtu”.

  • 13:16

    Sherri në Zvërnec/ Sipërfaqja e tokës u bë shkak i konfliktit, 42-vjeçari qëlloi tre herë në ajër për të friksësuar familjen

    Pamje nga plazhi i Zvernecit

    Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nxjerrë armën ndaj personave pasi këta të fundit për shkak të sipërfaqes së tokës. Rroko qëlloi tre herë në ajër e më pas u largua me shpejtësi në drejtim të paditur. Policia është ende në ndjekje të tij.

  • 13:56

    Konflikti mes familjes dhe 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit, PAMJET nga vendi i ngjarjes, gjenden tre gëzhoja

    Pamjet më lart janë nga vendi i ngjarjes ku krisi arma në plazhin e Zvërnecit. Ishte Lucio Rroko, 42-vjeçari që qëlloi tre herë në ajër në mes të plazhit. Ai po lëvizte me motorin e tij në momentin që qëlloi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja.

  • 12:35

    EMRI/ Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, policia: Po krehim zonën

    Foto Ilustruese

    Luçio Rroko është 42-vjeçari i cili qëlloi tre herë me armë zjarri në ajër në Zvërnec të Vlorës, pas një konflikti të çastit me një familje. Ai tentoi që ta frikësonte familjen me të cilën kishte konflikt mirëpo terrorizoi të gjithë pushuesit në plazh. Në njoftimin zyrtar, policia bën më dije se pasi ka qëlluar me armë, 42-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa efektivët janë në ndjekje të tij, duke krehur të gjithë zonën.

    Njoftimi i plotë i policisë: 

    Vlorë; Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • 12:31

    TERROR në plazh! 42-vjeçari me motorr qëllon tre herë në ajër, tentoi të frikësonte familjen pushuese në Zvërnec

    Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit nisën pas një konflikti që një familje kishte me një person. Lucio Rroko, është autori i cili qëlloi tre herë në ajër. Ai tentoi që ta frikësonte familjen me të cilën kishte konflikt mirëpo terrorizoi të gjithë pushuesit në plazh. Pasi qëlloi tre herë në ajër, ai është larguar me shpejtësi me mjetin e tij. Policia ndodhet në ndjekje të tij.

Shto Koment