Politike

30 Maj 2019, 11:12 Nga DOSJA

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më parë për të replikuar me Ramën.

Gjuzi ka thënë se nuk ka estradë dhe humor me të. Në të njëjtën kohë, deputeti Lefter Maliqi kërkoi fjalën, por Ruçi iu turr duke i thënë se nuk ka të drejtë, pasi nuk është regjistruar për të marrë fjalën.

Rama është larguar në mes të këtij debati, ndërkohë që Ruçi ka debatuar edhe me Halit Valterin.

Replikat në Kuvend:

Kujtim Gjuzi: Ja ku janë dokumentet e mia të identifikimit. Ku e kam unë titullin lartmadhëri? Okej? E para, zoti KM nëse do të bisedosh me mua këtu, lojtarët rezervë merri çoji në burg. Nëse do të flasim seriozisht se është ditë serioze. Kemi qenë dhe në këshill bashkiak bashkë. S’ka estradë Shkodre këtu… Jo me mua.

Lefter Maliqi kërkon të marrë fjalën…

Ruçi: O zotëri, mëso të respektosh rregulloresh. O zotëri, ik regjistrohu. Rri ulur aty.

Halit Valteri: Ti të bësh retorikë politike, s’ka. Ik çoji në kokërr të burgut ato që kanë bërë abuzime. S’të pengon njeri. Këtij si pëlqen e vërteta, ndajnë lekët bashkë. (Rama largohet nga Kuvendi).

Gramoz Ruçi: Fjalën e ke 2 minuta mor zotëri, kaq e përcakton rregullorja.

Ralf Gjoni: Kryeministri erdhi vonë dhe foli për koncesionet, ne jemi mbledhur për raportin e KE.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci halit valteri kujtim gjuzi seanca plenare 30 maj 2019 sherr ne kuvend edi rama gramoz ruci halit valteri kujtim gjuzi seanca plenare 30 maj 2019 sherr ne kuvend

Sondazh

Poll