Politike

Progres-raporti në Kuvend/ Rama: Të bashkojmë zërat, KE pasqyroi punën tonë

  • Të gjitha zhvillimet nga seanca e sotme plenare
  • Mblidhet Kuvendi. Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t'i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.
    Featured image of article: Progres-raporti në Kuvend/ Rama: Të bashkojmë zërat, KE pasqyroi punën tonë Kuvendi
    Përditësuar:

    TIRANE-Batuta, humor, dhe debat. Seanca e kësaj të enjteje nuk ishte aspak e vështirë për kryeministrin Edi Rama i cili qëndroi më pak se një orë në Kuvend.

    Tema kryesore e debatit ishte progres-raporti i prezantuar dje nga Komisioni Europian ka qenë tema kryesore e diskutimit në seancën plenare të kësaj të enjtjeje.

    Kryeministri Edi Rama, i cili u rikthye pas 3 javësh në foltoren e kuvendit, kërkoi që edhe opozita të bashkojë zërin me mazhorancën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Jemi gati për dialog, por jo për të diskutuar legjitimitetin tonë. Mjafton të shohësh reagimin e tyre dhe sheh se s’ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me ne që jemi këtu, dhe me të gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan Shqipërinë në BE, është e qartë se ka përgjegjshmëri. Është për të ardhur keq.”-tha Rama.

    Në Kuvend ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Gramoz Ruçit, progres-raportin. Rudina Hajdari replikoi disa herë me Ramën, ku nuk mungoi as ndërhyrja e Kujtim Gjuzit.

    (f.g; j.v & a.s/dosja.al)

    • 15:27

      Maliqi u uron fat kandidatëve të PS-së: Njëri prej tyre desh u mbyt, donte të vriste veten

      Deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që paratë që shpenzohen për gazin lotsjellës dhe për Vetingu-n në polici, do ishte mirë të shpenzoheshin për ndërtimin e ndonjë rruge ose shkolle.

      Më tej Maliqi tha u uronte sukses kandidatëve të PS-së për kryetar bashkie pasi sipas tij është normale që do të fitojnë sepse janë zgjehdur nga oligarkët.

      Deputeti tha se njëri prej tyre ka tentuar të vrasë veten për shkak të kësaj situate.

      Ishte socialist i vjetër ai, ishte burrë, jo si këta,”– tha Maliqi ndër të tjera.

      Pjesë nga fjala e Lefter Maliqit

      Përpara se lekë t’i shpenzoni për Vettingun në polici, apo për gaz lotsjellës që përdorni kundër qytetare, mund të dnërtoni ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë.

      Vendi nuk shkon dot në zgjedhje me 36 deputetë minus. Nejse un dua t’u uroj suksese kandidatë të PS-së për kryetar bashkie, pasi dihet që do fitojnë. Do fitojnë sepse janë zgjedhur nga oligarkët jo nga forcat socialiste.

      Njëri prej tyre desh vrau veten. Desh u mby, ishte socialist I vjetër ai, ishte burrë, jo si këta të tjerë.

      Kështu që këtu nuk mund të ketë zgjehdje të çertifikuara.

      Populli dhe socialistët e ndershëm e dinë që nuk ka konkurencë dhe zgjedhje të ndershme. Këtu ka matje force.

      Ne kemi vetëm një vendim, duhet që sistemin zgjedhor ta ndryshojmë sepse po të duan e ndryshojnë brenda ditës këta.

      Por nuk na dëgjojnë. Këtu me ne bëjnë parodi.

      Këta do e ndryshojnë kdin zgjedhor vetëm sipas interesave të opozitës së rrugës dhe rilindasve, jo demokratëve dhe socialistëve të vërtetë.

    • 15:27

      Maliqi ‘qahet’ në Parlament: Ne s’na dëgjon njeri, bëjnë parodi këtu

      Deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ‘të rinjtë’ nuk i dëgjon njeri. Ai theksoi se ka hedhur idenë për të ndryshuar kodin zgjedhor por nuk e dëgjon njeri.

      Madje Maliqi tha se në Parlament bëjnë parodi.

      Kështu që këtu nuk mund të ketë zgjedhje të çertifikuara.

      Populli dhe socialistët e ndershëm e dinë që nuk ka konkurencë dhe zgjedhje të ndershme. Këtu ka matje force.

      Ne kemi vetëm një vendim, duhet që sistemin zgjedhor ta ndryshojmë sepse po të duan e ndryshojnë brenda ditës këta.

      Por nuk na dëgjojnë. Këtu me ne bëjnë parodi.

      Këta do e ndryshojnë kodin zgjedhor vetëm sipas interesave të opozitës së rrugës dhe rilindasve, jo demokratëve dhe socialistëve të vërtetë,’– tha Maliqi.

    • 15:05

      “Unë e ti s’duhet të kacafytemi”/ Gjuzi me tone të buta Ballës: Të ulemi edhe me partitë jashtë Kuvendit

      Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, në seancën e sotme plenare, në mungesë të kryeministrit, i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla për të ulur tensionet midis palëve.

      Gjatë fjalës së tij, Gjuzi tha se demokratët nuk hedhin shashka, ata kërkojnë vetëm votën e lirë, duke shtuar se nuk do ketë asnjë goditje ndaj institucioneve shtetërore.

      Shkëlqesi, ministër i Brendshëm unë ju përgëzoj që nuk hodhën lëndë helmuese. Por duhet të hiqni gardhin, sepse nuk do të ketë snjë moment goditje ndaj insitucioneve të shtetit. Demokratët nuk hedhin shashka, vetëm votën e lirë. Kam diçka për kryeministrin: Dil bëj testin e drogës, Kujtim Gjuzi ka dhuruar gjak këtu, çdo 6 muaj do të dhuroj gjak. Pse nuk bën 4 km rrugë Edi Rama, firmat oligarke marrin paratë e shqiptarëve. Si mund të shkojmë drejt BE-së, kur në burgun e Fushë Krujës ka mbipopullim me 20%. Dua ti them zotit Balla le të ulemi edhe me partitë që janë jashtë Kuvendit.Unë mendoj se unë dhe ti s’duhet të kacafytemi, me përjashtim të kryeministrit, se ai e ka dorën më të gjatë.Pra zoti Balla ftesa është e sinqertë për të ulur në dialog”, u shpreh Gjuzi.

       

    • 13:57

      Murrizi hap “Kutinë e Pandorës”: Nëse doni të dini kush vjedh në këtë vend, shihni rezidencat në Sauk dhe te Gjiri i Lalzit

      Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi ka thënë sot në Kuvend, se politika shqiptare nuk e do BE, por e do populli. Murrizi tha se nëse duhet parë se kush vjedh në këtë vend, mjafton të shohësh kush ka prona në Sauk dhe tek Gjiri i Lalzit.

      Pjesë nga fjala e Murrizit:

      E vërteta e hidhur e 29 viteve post-komunizëm është se shqiptarët e duan anëtarësimin në BE.

       Politika dhe banorët e kësaj salle, elitat vendimmarrëse nuk e kanë dashur ashtu si këto dy ditë po nxitojnë të zaptojnë llogoret, njëri i fitues e tjetri si i mërzitur. 

      Fjala më e sinqertë e Ramës është se në këtë vend asnjë punë nuk është bërë pa u sulmuar nga të tjerët.

       Ai e tha për vete por do ishte më e sinqertë të thoshte në përgjithësi. Ajo pjesë që kërkon sot të jetë në Europë është ajo pjesa që e ka kërkuar me ngulm. 

      Opozita në këtë sallë fjalën ka. Tenderët i kanë ata që rrinë këtu.

       Me opozitën që shani sot e keni shndërruar opozitën në manekin të atij që drejton qeverinë. Së bashku bëtë që qytetarët të mos dinë kë të votojnë.

       Ndaj u zgjodh Arba në Suedi se me variantin tuaj nuk do zgjidhej. Më mirë thotë Balla që jemi pa gjykatë kushtuese se ishte shejtani brenda. Këta shejtanë 25 emra janë. 

      Nga kjo sallë kanë dalë. nga 97 deri në fund. Kur u bënë dreqër këta. Ata dreqër iu kanë shërbyer ju si dreqër nga 2001.

       Ata iu kanë ruajtur të mos shkoni atje ku e keni vendin. Këtu të shikosh Gjirin e Lalëzit dhe rezidencën në Sauk të bindesh se kush vjedh në këtë vend e ka vendin në burg.

    • 13:21

      Shi jashtë, verë brenda/ Gratë e politikës sjellin modën në Kuvend, taka e çanta, Spiropali sfilatë mode (FOTO)

      Ministret dhe deputetet socialiste kanë sjellë sot verën në Kuvend. Gratë e politikës, janë të kuruara deri në detaje, dhe siç shihet edhe në këto foto të shkrepura nga LSA, ato i kushtojnë vëmendje çdo seance plenare.

      Kështu, mbretëresha e modës në PS për këtë seancë duket se është Elisa Spiropali, e cila shihet e veshur nga koka tek këmbët me të zeza, por një xhaketë e bardhë me vija të zeza, ka kthyer ngjyrën e zgjedhur nga socialistja.

      Nuk ngelen mbrapa as Elva Margariti, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni e Elona Gjebrea. Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

    • 13:08

      Kujtim Gjuzi realizon ëndrrën, replikë me Ramën: S’ka estradë Shkodre me mua Okej? Paralel Maliqi do fjalën, befason Ruçi: O zotëri, 2 minuta (REPLIKAT)

      Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më parë për të replikuar me Ramën.

      Gjuzi ka thënë se nuk ka estradë dhe humor me të. Në të njëjtën kohë, deputeti Lefter Maliqi kërkoi fjalën, por Ruçi iu turr duke i thënë se nuk ka të drejtë, pasi nuk është regjistruar për të marrë fjalën.

      Rama është larguar në mes të këtij debate, ndërkohë që Ruçi ka debatuar edhe me Halit Valterin.

      Replikat në Kuvend:

      Kujtim Gjuzi: Ja ku janë dokumentet e mia të identifikimit. Ku e kam unë titullin lartmadhëri? Okej? E para, zoti KM nëse do të bisedosh me mua këtu, lojtarët rezervë merri çoji në burg. Nëse do të flasim seriozisht se është ditë serioze. Kemi qenë dhe në këshill bashkiak bashkë. S’ka estradë Shkodre këtu… Jo me mua.

      Lefter Maliqi kërkon të marrë fjalën…

      Ruçi: O zotëri, mëso të respektosh rregulloresh. O zotëri, ik regjistrohu. Rri ulur aty.

      Halit Valteri: Ti të bësh retorikë politike, s’ka. Ik çoji në kokërr të burgut ato që kanë bërë abuzime. S’të pengon njeri. Këtij si pëlqen e vërteta, ndajnë lekët bashkë. (Rama largohet nga Kuvendi).

      Gramoz Ruçi: Fjalën e ke 2 minuta mor zotëri, kaq e përcakton rregullorja.

      Ralf Gjoni: Kryeministri erdhi vonë dhe foli për koncesionet, ne jemi mbledhur për raportin e KE.

    • 12:54

      Ankohet Rudina Hajdari: Ç’kusur kam unë që opozita më akuzon se jam me Ramën?

      Tiranë-Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është ankuar në parlament se çfarë kusuri ka që opozita e akuzon se është një me Edi Ramën.

      “Duhet të jemi sa më gjithëpërfshirës dhe sa më konstruktivë. Ku flisni për shëndetësinë por kur kemi rroga të ulëta. Jemi në situatat më të vështira që kemi pasur ndonjëherë. Nuk kemi pasur kurrë një shëndetësi falas. Ajo që keni bërë, është që keni vënë traun në çdo moment. Keni vënë traun nga Tirana në Durrës, keni vënë traun nga Kukës në Morinë. Për çfarë integrimi flisni ju sot zoti kryeministër. Po ç’kusur kam unë që të merrem me kundërshtimet. Ç’kusur kam unë të akuzohem me opozitën jashtë që më thotë jam me ju,  Unë kam bindjet e mia dhe do të qëndroj në këtë parlament dhe do të qëndroj në këtë parlament. Këto janë propaganda të dala mode tashmë”, u shpreh Hajdari.

    • 12:48

      Plas sherri në Kuvend, Kujtim Gjuzi do të marrë fjalën. Rama-deputetit: Si si? Si the? Ruçi: Do të t’a jap unë mor ulu (REPLIKAT)

      Kuvendi është përfshirë me një incident që ka ndodhur në fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili është ndërprerë nga deputeti i ardhur nga listat e PD, Halit Valteri.

      Valteri i kërkoi Ramës që të mos fliste më, pasi kuvendi s’ishte vendi. Rama ia ktheu menjëherë përgjigjen dhe më pas u largua.

      Në këtë moment ka ndërhyrë Kujtim Gjuzi, që ka kërkuar të marrë fjalën. Në debat është futur dhe Ruçi, që i ka thënë Gjuzit të ulet sepse do e marrë në një moment tjetër fjalën.

      Replikat

      Halit Valteri: Pusho se s’do të dëgjojmë ty.

      Rama: Si si the, si ishte kjo?

      Halit Valteri: S’jemi në PS këtu

      Rama: Edhe unë nuk mendova se do isha në mbledhje me rezervat e PD-së, por s’kam ç’të bëj.

      Halit Valteri: S’do dëgjojmë këto, ik thuaja atyre në PS

      Rama: Mos bëj gabime elementare. Po ça të bëj? Unë flas ato që mendoj? (Rama ikën)

      Kujtim Gjuzi: S’jemi tek Partia Socialiste, do flas unë…kam radhën

      Gramoz Ruçi:  Fjala i takon Rudina Hajdarit, me radhë, do të t’a jap unë mo do të ta jap. (Gjuzi ulet)

    • 12:12

      PERLA në Kuvend, Kujtim Gjuzi i pret fjalën Ramës, Kryeministri: Lartmadhëri, të lutem!

      “Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë fjalën Ramës në Kuvend.  Data 30 qershor buron nga Kushtetuta, si përcaktim i … Për ata që s’kanë zë në sallë, kam fatin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij, Kujtim Gjuzi i Parë. Mos më ndërprit të lutem dhe reflekto edukatën monarkike. Kemi bërë progres, nga Flamuri me shkop, tek Gjuzi i Parë.”-tha Rama.

    • 12:03

      Negociatat kthejnë Ramën në Kuvend: Pasqyrë për shtrembërimet e opozitës rrugore

      Kryeministri Edi Rama është rikthyer pas gati 1 muaji në parlament. Shefi i qeverisë ka marrë fjalën dhe ka folur për progres-raportin që u prezantua ditën e djeshme nga Komisioni Europian.

      Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur, dhe se raporti pasqyron shtrembërimet që opozita i ka bërë realitetit në vend.

      Pjesë nga fjala e Ramës:

      Nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në drejtimet themelore në rrugën për t’u bërë pjesë e BE. Mund të shihen edhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit vendas dhe miqve dhe partnerëve, pamjen e një Shqipërie tjetër. Ky nuk është konfirmimi se ne pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet, dhe se i kemi arritur objektivat fundorë. Ai lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE, dhe ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, që është ende larg, ndërkohë që sot, flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave dhe për të përparuar me të gjitha drejtimet që ka rruga, për të transformuar Shqipërinë në një shtet që ka standarte për të shkuar në BE. Dua të theksoj se raporti i Komisionit që është raporti më i besueshëm, në raport me çdo detaj të një vendi që është në rrugë për t’u anëtarësuar, hedh poshtë çdo pretendim për t’a treguar reformën në drejtësi si dështim.

    • 11:51

      ME VIDEO/ S'është 30 qershori, ish-ministrja e Ramës zbulon 'datën' e re të zgjedhjeve

      Ish-ministrja Mimi Kodheli ka ngatërruar datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kodheli tha se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor, por në 20 të këtij muaji.

      “Zgjedhjet demokratike do zhvillohen më 20 qershor”, ishte lapsusi që bëri Kodheli gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit.

      Një lapsus, ky që ka mjaftuar që ish-ministrja të bëjë xhiron e rrjetit.

    • 11:43

      Rekomandimi pozitiv i KE, Soreca dorëzon në Kuvend progres-raportin: Punoni fort për të bindur BE

      Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari dhe disa prej deputetëve, progres-raportin e Komisionit Europian.

      Soreca, dorëzoi raportin dhe apeloi që e gjithë politika shqiptare të angazhohet në këto javë para vendimit, për të bindur vendet e Bashkimit Europian.

      “Rekomandimi pozitiv i KE duhet ekzaminuar. Palët të jenë në të njëjtin drejtim për integrimin. Duhen marrë masat. Në këto javë, punoni fort për të bindur vendet e BE.”-u shpreh Soreca.

    • 11:23

      Ralf Gjonin se lënë socialistët të flasë, kë thumbon deputeti: Rama jep urdhër në what’s up, ju votoni

      Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni është shprehur në seancën e sotme plenare se kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në kuvend pasi hapja e negociatave është një proces tashmë i vonuar për vendin. Ai është shprehur me ironi se Rama nuk ka nevojë të jetë në kuvend pasi jep udhëzimet me what’s up për grupin e tij.

      “S’keni nevojë të mbani kryeministrin  këtu ju vinë udhëzimet ne whats up dhe ju votoni. Rama duhet të ishte këtu po ai nuk është. Ne kemi humbur kohë. Shqipëria po i lutet BE-së që të hapen negociatat , ky është një proces i vonuar. “, u shpreh Ralf Gjoni.

      Gjoni është ndërprerë nga socialistët disa herë në fjalën e tij por ky i fundit ka theksuar se negociatat BE-në tashmë duhet të ishin hapur.

    • 11:21

      Murrizi i jep fjalën, Ralf Gjoni debat me Ballën: Mos u merrni me Genc Pollon, hajd fillojmë punën

      Mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Taulant Balla ka pasur një debat për reformën zgjedhore. Ralf Gjonit i ka dhënë fjalën Myslim Murrizi, pasi qëndroi për disa minuta më krye të kuvendit, dhe menjëherë pati një debat mes deputetit të opozitës së re dhe Taulant Ballës.

      Gjoni është shprehur se qeveria nuk mund të  merret më me Genc Pollon pasi sipas tij ai mori mandatin sipas ligjit por duhet të merret me reformën zgjedhore.

      DEBATI: 

      Balla: Bëj ti punën bashkë më zonjën Hajdari  saç kemi bërë ne dhe jeni të mirëpritur. Me zonjën Hajdari ju e keni nisur mirë.  Mos thoni që nuk është bërë  detyra e shtëpisë e reformës zgjedhore.

      Gjoni: Unë ju uroj suksese në punë tuaj dhe ju falënderoj që ma dhatë fjalën zoti Murrizi. Balla iku ish-opozita mos u merrni më me Genc Pollon, ne morëm vendet tona. Çfarë prisni hajt ndryshojmë sistemin zgjedhor.

    • 11:12

      VIDEO/ Myslim Murrizi merr postin zyrtarisht, i pret fjalën Ballës, ia jep Kodhelit

      Myslim Murrizi ka drejtuar sot zyrtarisht seancën plenare në Kuvend.

      Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, Murrizi ka zëvendësuar sot kryetarin Gramoz Ruçi, pasi ky i fundit, ka pritur në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

      Murrizi, e përballoi me sukes sfidën e parë në Kuvend, dhe menaxhimin e kohës së fjalimeve të deputetëve.

      Kështu, Murrizi ia preu fjalën kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, dhe ia kaloi deputetes socialiste në Kukës, Mimi Kodheli.

    • 10:59

      Foto-Lajm/ "Na duhet një opozitë", Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit tek faqja e Taulant Ballës

      Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në faqen e tij në Facebook fjalën e deputetes demokrate Rudina Hajdari.

      Deputetja Rudina Hajdari, transmetim live tek faqja e T.Balles
    • 10:38

      "U ndjeva i trishtuar", fjalimi i Bushatit në Kuvend: Kultura e poshtërimit të kundërshtarit, dëshpërim

      Ish-ministri Ditmir Bushati, tha sot në Kuvend se është ndjerë i trishtuar kur ka parë dje reagimet e opozitës. Bushati tha se rekomandimi tregoi se Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur, por sërish faji sipas tij është tek klasa politike, që ka kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit.

      Pjesë nga fjala e Ditmir Bushatit:

      Rekomandimi i KE tregoi se jemi në kohën e duhur. Është një pasqyrë e reformave të ndërmarra. Raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve, por nga ana tjetër tregon një pasqyrë të atyre që duhet të bëjmë. Kam 10 vite në këtë sallë, kur pashë dje reagimet e opozitës u ndjeva i trishtuar. Ishin pasqyrë e kulturës së dëshpërimit. Ne kemi kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtar. Kam qenë ministër i Jashtëm, dhe ka qenë e njëjta situatë. Edhe vjet kemi bërë të njëjtin debat, nëse rekomandimi do të ishte pozitiv. Harrojmë se para interesit tonë duhet të jetë interesi i shqiptarëve. Është koha për një mirëkuptim politik më të madh. Shqipëria Evropiane kërkon një standart tjetër. 

    • 10:30

      Rekomandimi i KE, Hajdari: Rama duhet të ishte sot në Kuvend, duhet të dijë dy gjërat

      Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend ka folur për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian dha për Shqipërinë.

      Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit: 

      Kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në Kuvend. Ky njeri që bën ligje në emrin tonë dhe sillet nëpër Europë me reforma të paimplementuara, dhe bën tangon e Serbisë, ndihet i frikësuar nga partia e tij. Ky njeri duhet të dijë dy gjëra, e para se qeveria e tij është në proces regresi dhe jo progresi dhe se integrimi nuk vjen nga njerëz të paintegruar. Këta bëjnë shkelje të pajustrifikueshme, për një vend që do të hyjë në BE. Bindja ime, është se BE do t’i përgjigjet shumicës së shqiptarëve. Duhet të pranojmë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë vallë çfarë do të thotë të integrohet Shqipëria dhe shqiptarët. 

    • 10:09

      Balla: Brenda 2019 do hapen negociatat me BE-në, KE tregoi punën tonë

      Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është shprehur se brenda vitit 2019 do të hapen negociatat me BE-në.

      “Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët. 94% e shqiptarëve mbështesin rrugën europiane tonën. Kjo është edhe një meritë e shqiptarëve. Në këtë rrugë spikat reforma në drejtësi. KE dha veridiktin e merituar. Na u tha se negociatat me Shqipërinë do të hapen pa kushte, për ne ky vendim nuk ishte asnjë tjetër vetëm pasqyrim real i punës tonë. Ky proces është edhe politik. Vitin e parë morën të njëjtën vendim për ne. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse vitin e kaluar nuk u hapën negociatat, por ne vazhduam punën pa ndërprerje. Shpreh bindjes që Shqipëria brenda 2019 do hapë negociatat me BE-në”, u shpreh Balla.

    Shto Koment