Politike

Shembja e ndërtesave te Selvia, Paloka thirrje qytetarëve: Ngrihuni për jetën tuaj!

30 Maj 2019, 10:08 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesave te Selvia, Paloka thirrje qytetarëve: Ngrihuni

Tiranë-Ish-deputetit i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas shembjeve të djeshme nga ana e IMT në zonë e selvisë në Tiranë. Ai bën thirrje që shqiptarët të ngrihen ndaj qeverisë Rama pasi sipas tij iu ka marrë të gjitha qytetarëve.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Selvia, pranë bustit të Vojo Kushit, u prishën disa prona, ku nuk munguan përplasjet mes pronarëve dhe policisë. Pronarët pretendojnë se nuk janë lajmëruar për këtë aksion, ndërsa shprehen se janë të pajisur me certifikatë pronësie. (Lexo këtu) Nga ana tjetër, pas prishjes së ndërtimeve, reagoi kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se u liruar busti i Vojo Kushit. (Lexo këtu)

Reagimi i Palokës:

Shikojini keto pamje. Neser mund te jete shtepia apo biznesi juaj.
Pak jave me pare eshte publikuar vendimi i marre nga qeveria per prishjen e 90 mije objekteve , shumica ne Tirane! Kam bere thirrje atehere e po ju bej prape: Do prisni t’ju vijne naten e t’ju shkatrrojne , jo nje godine, por jeten?!
Pse? Vetem qe Rama , Veliaj e pese hajdute te pangopur , te fusin milionat ne xhepat e tyre.
Ngrihuni sot, si qindra e mijera te tjere qe jane ne proteste per shtepite e tyre, per buken e tyre, per femijet e tyre, per jeten e tyre.
Nuk ka cfare ju marrin me, ju a kane marre te gjitha..

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka shembja e ndërtesave te selvia vojo kushi edi paloka shembja e ndërtesave te selvia vojo kushi

Sondazh

Poll