Politike

Progres-raporti në Kuvend/ Rama: Të bashkojmë zërat, KE pasqyroi punën tonë

30 Maj 2019, 08:04 Nga DOSJA
Progres-raporti në Kuvend/ Rama: Të bashkojmë zërat, KE

TIRANE-Batuta, humor, dhe debat. Seanca e kësaj të enjteje nuk ishte aspak e vështirë për kryeministrin Edi Rama i cili qëndroi më pak se një orë në Kuvend.

Tema kryesore e debatit ishte progres-raporti i prezantuar dje nga Komisioni Europian ka qenë tema kryesore e diskutimit në seancën plenare të kësaj të enjtjeje.

Kryeministri Edi Rama, i cili u rikthye pas 3 javësh në foltoren e kuvendit, kërkoi që edhe opozita të bashkojë zërin me mazhorancën.

“Jemi gati për dialog, por jo për të diskutuar legjitimitetin tonë. Mjafton të shohësh reagimin e tyre dhe sheh se s’ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me ne që jemi këtu, dhe me të gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan Shqipërinë në BE, është e qartë se ka përgjegjshmëri. Është për të ardhur keq.”-tha Rama.

Në Kuvend ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Gramoz Ruçit, progres-raportin. Rudina Hajdari replikoi disa herë me Ramën, ku nuk mungoi as ndërhyrja e Kujtim Gjuzit.

(f.g; j.v & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca rekomandimi pozitiv i ke seancë plenare 30 maj 2019 edi rama luigi soreca rekomandimi pozitiv i ke seancë plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll