Politike

ME VIDEO/ S’është 30 qershori, ish-ministrja e Ramës zbulon ‘datën’ e re të zgjedhjeve

30 Maj 2019, 09:56 Nga DOSJA
ME VIDEO/ S’është 30 qershori, ish-ministrja e Ramës zbulon

TIRANE- Ish-ministrja Mimi Kodheli ka ngatërruar datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kodheli tha se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor, por në 20 të këtij muaji.

“Zgjedhjet demokratike do zhvillohen më 20 qershor”, ishte lapsusi që bëri Kodheli gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit. Një lapsus, ky që ka mjaftuar që ish-ministrja të bëjë xhiron e rrjetit.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e mimi kodhelit seanca plenare 30 maj 2019 gafa e mimi kodhelit seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll