Politike

Plas sherri në Kuvend, Kujtim Gjuzi do të marrë fjalën. Rama-deputetit: Si si? Si the? Ruçi: Do të t’a jap unë mor ulu

30 Maj 2019, 10:50 Nga DOSJA
Plas sherri në Kuvend, Kujtim Gjuzi do të marrë fjalën.

TIRANE- Kuvendi është përfshirë me një incident që ka ndodhur në fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili është ndërprerë nga deputeti i ardhur nga listat e PD, Halit Valteri.

Valteri i kërkoi Ramës që të mos fliste më, pasi kuvendi s’ishte vendi. Rama ia ktheu menjëherë përgjigjen dhe më pas u largua.

Në këtë moment ka ndërhyrë Kujtim Gjuzi, që ka kërkuar të marrë fjalën. Në debat është futur dhe Ruçi, që i ka thënë Gjuzit të ulet sepse do e marrë në një moment tjetër fjalën.

Replikat

Halit Valteri: Pusho se s’do të dëgjojmë ty.

Rama: Si si the, si ishte kjo?

Halit Valteri: S’jemi në PS këtu

Rama: Edhe unë nuk mendova se do isha në mbledhje me rezervat e PD-së, por s’kam ç’të bëj.

Halit Valteri: S’do dëgjojmë këto, ik thuaja atyre në PS

Rama: Mos bëj gabime elementare. Po ça të bëj? Unë flas ato që mendoj? (Rama ikën)

Kujtim Gjuzi: S’jemi tek Partia Socialiste, do flas unë…kam radhën

Gramoz Ruçi:  Fjala i takon Rudina Hajdarit, me radhë, do të t’a jap unë mo do të ta jap. (Gjuzi ulet)

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debat ne kuvend edi rama halit valteri kujtim gjuzi seanca plenare 30 maj 2019 debat ne kuvend edi rama halit valteri kujtim gjuzi seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll