Politike

Negociatat kthejnë Ramën në Kuvend: Raporti, pasqyrë për shtrembërimet e opozitës rrugore

30 Maj 2019, 10:10 Nga DOSJA
Negociatat kthejnë Ramën në Kuvend: Raporti, pasqyrë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është rikthyer pas gati 1 muaji në parlament.

Shefi i qeverisë ka marrë fjalën dhe ka folur për progres-raportin që u prezantua ditën e djeshme nga Komisioni Europian.

Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur, dhe se raporti pasqyron shtrembërimet që opozita i ka bërë realitetit në vend.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në drejtimet themelore në rrugën për t’u bërë pjesë e BE. Mund të shihen edhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit vendas dhe miqve dhe partnerëve, pamjen e një Shqipërie tjetër. Ky nuk është konfirmimi se ne pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet, dhe se i kemi arritur objektivat fundorë. Ai lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE, dhe ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, që është ende larg, ndërkohë që sot, flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave dhe për të përparuar me të gjitha drejtimet që ka rruga, për të transformuar Shqipërinë në një shtet që ka standarte për të shkuar në BE. Dua të theksoj se raporti i Komisionit që është raporti më i besueshëm, në raport me çdo detaj të një vendi që është në rrugë për t’u anëtarësuar, hedh poshtë çdo pretendim për t’a treguar reformën në drejtësi si dështim.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 30 maj 2019 edi rama seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll