Aktualitet

Atentati ndaj Matës/ E dinte që ruhej, shënjestra pa njerëz misteriozë në fshat, flinte të shtëpia e gjyshes së një sh

30 Maj 2019, 10:29 Nga DOSJA
Atentati ndaj Matës/ E dinte që ruhej, shënjestra pa njerëz

VLORËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur më 27 maj, ngjarje e mbetur ende pa autor.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit, Eno Mata, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari Sotiraq Mhilli, e dinte që ruhej. 

Ai madje kishte parë, në fshatin Pore ku edhe ndodhi atentati, persona misteriozë që nuk i njihte më parë.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë lajmëruar atentatorët për vendodhjen e Matës në mënyrë që të realizonin ekzekutimin e tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al, se Mata ishte strehuar tek shtëpia e gjyshes së një shoku. Dyshohet se këtë të fundit e kanë ekzekutuar 8 vite më parë në Greqi.

Atentati me një të vdekur ndodhi në Vlorë, në fshatin Pore më 27 maj. Shënjestra, Eno Mata që mbeti i plagosur dhe shoku i tij Sotiraq Mhilli, që vdiq, u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa po lëviznin me motor.

Vetë Mata deklaroi nga spitali se vrasja e tij është urdhëruar nga Greqia ku edhe kërkohet për ekzekutimin e avokatit Mihalesi Zafiropoulos.

Ndërkohë automjeti ngjyrë jeshile i përdorur nga atentatorët rezultoi të ishte i vjedhur në Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj eno mates atentati ne vlore eno mata sotiraq mhilli vlore atentati ndaj eno mates atentati ne vlore eno mata sotiraq mhilli vlore

Sondazh

Poll