Aktualitet

Gripi i syrit, okulistët ngrenë alarmin: Mos neglizhoni, këto janë shenjat

30 Maj 2019, 09:58 Nga DOSJA
Gripi i syrit, okulistët ngrenë alarmin: Mos neglizhoni, këto

Tiranë-Një irritim i syve, kruajtje, skuqje apo lotim i vazhdueshëm janë disa nga shenjat që dëshmojnë se mund të jemi prekur nga gripi i syve. Sëmundja nuk është gjë tjetër veçse infeksion i sipërfaqes së syrit që shkaktohet nga një agjent viral stinor.

Doktor Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë thotë se kjo patologji ka njohur një përhapje befasuese në popullatë vitin e fundit, duke e krahasuar atë me një formë epidemie të pa hasur më parë. Po si ta dallojmë sëmundjen përpara se ajo të agravohet.

Gripi i syve përhapet lehtësisht nga njëri person tek tjetri përmes tështimës, spërklave të pështymës apo thjesht një shtrëngimi dore me të sëmurin, të njëjtën dorë që më pas fërkojmë sytë. Mjeku tregon se në shumë raste i është dashur të trajtojë me mjekime të gjithë anëtarët e familjes.

Doktor Topi e cilëson si tejet të gabuar vetëmjekimin në farmaci apo kura të dhëna nga mjekë jo specialist ndaj i bën apel popullatës t’i drejtohen menjëherë okulistit pasi në raste ekstreme gripi i syve provokon deri humbje të shikimit.

Marrë nga Ballkan web 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i syve okulistët ngrenë alarmin shenjat e gripit të syve gripi i syve okulistët ngrenë alarmin shenjat e gripit të syve

Sondazh

Poll