Aktualitet

20 vite nga vrasja e Flamur Pislit, babai: Në Shqipëri s’ka drejtësi, do i drejtohem Strasburgut

30 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
20 vite nga vrasja e Flamur Pislit, babai: Në Shqipëri s’ka

TIRANË- Ndërsa kanë kaluar plot 20 vite nga vrasja e emigrantit shqiptar Flamur Pisli, i cili mori peng autobusin greke, babai i tij shprehet se drejtësia shqiptare nuk e ka bërë punën e saj.

Nuredin Pisli kërkon edhe sot pas 20 vitesh zbardhjen e vrasjes së të birit. Ai shprehet se në mungesë të drejtësisë në Shqipëri, do t’i drejtohet për këtë rast Gjykatës së Strasburgut.

‘’Kërkoj drejtësi po derimë tani nuk kam asnjë shpresë, jam kërcënuar nga njerëz që nuk i njoh, në emër të shtetit. Kam njëfarë shprese te presidenti Ilir Meta, kam njëfarë drite. Krimet e rënda hetime nuk kanë hap, jam gati që të shes edhe shtëpinë, vetëm e vetëm që t’i shkoj deri në fund të drejtës. Nuk dua dëmshpërblim, se atë kohë u sha i gjithë populli shqiptar.  Dua të falenderoj zotin Karamalis, që tha hajde dhe dorëzohu se do të vrasë policia e shtetit në Shqipëri. Ata janë hajdutë! Prej 20 vitesh unë nuk kam gjetur drejtësi, do t’i drejtohem Strasburgut”, është shprehur ndër të tjera Nuredin Pisli në një intervistë për Fax News.

Kujtojmë se i ndjeri Flmuar Pisli mori peng autobusin grek të linjës Selanik-Kozan, brenda të cilit ishin 15 pasagjerë. Gjithçka nis pasi pronari i tij, një polic grek, nuk i kishte dhënë 1.7 milionë dhrami, e kësisoj ai i shkon në banesë duke e plagosur në këmb. Pasi polici lajmëron autoritetet, Pisli hipën në një autobus të cilin e merr peng. Por në Qafë Kërrabë, ndonëse kishte premtuar se nuk do t’u bënte asgjë pengjeve, policia e ekzekutoi Pislin e së bashku me të humbi jetën edhe një prej pengjeve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai i pislit i drejtohet strasburgut flamur pisli babai i pislit i drejtohet strasburgut flamur pisli

Sondazh

Poll