Aktualitet

20 vite pa ujë të pishëm, banorët e Mbrostarit në protestë, marshojnë drejt Bashkisë së Fierit

30 Maj 2019, 09:16 Nga DOSJA
20 vite pa ujë të pishëm, banorët e Mbrostarit në

FIER– Banorët e komunitet rom të zonës së Mbrostarit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Me në krye përfaqësuesit e tyre, ata kanë marshuar për 5 km nga banesat e tyre drejt Bashkisë së Fierit.

Me pankarta në duar, banorët kërkojnë që shtëpitë e tyre të furnizohen me ujë të pishëm pasi kanë 20 vite pa ujë.

A do të na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociatave,”- shkruhet në njërën prej pankartave.

Jemi lënë pas dore. Të gjitha problemet që kemi duhet të marrin fund. Mungon asfaltimi i rrugëve, uji i pishëm dhe kjo gjë sjell edhe problem të tjera.

Madje ndonjëherë fëmijët tanë kanë mbetur pa shkollë, për shkak të mungesës së ujit. Këtu po investohet në kanalet e ujërave të zeza, ndërkohë që uji i pishëm është lënë shumë pasdore,” – thotë përfaqësuesi i protestuesve.

Vijon…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier protesta ne mbrostar uji i pishem fier protesta ne mbrostar uji i pishem

Sondazh

Poll