Aktualitet

Makina e autorëve u vodh në Gjirokastër, detaje nga atentati me një të vdekur në Vlorë

30 Maj 2019, 09:34 Nga DOSJA
Makina e autorëve u vodh në Gjirokastër, detaje nga atentati me

GJIROKASTËR– Makina tip “Benz” me ngjyrë jeshile e cila u përdor nga autorët e atentatit me një të vdekur në Vlorë rezulton e vjedhur në Gjirokastër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pronari i automjetit, që u gjet vetëm pak orë pas atentatit ku mbeti i vdekur Sotiraq Mhilli dhe shënjestra mbeti i plagosur, ka bërë denoncimin për vjedhjen e tij.

“Benzi” rezulton të jetë vjedhur dy ditë përpara ngjarjes në lagjen 11 Janari në qytetin e Gjirokastrës.

Atentati ndaj Eno Matës ndodhi më 27 maj rreth orës 01:10, teksa 32-vjeçari po udhëtonte me motor me shokun e tij Sotiraq Mhillin, 22-vjeç, i cili mbeti i vdekur.

Persona ende të paidentifikuar zbrasën dy kallashnikovë mbi dy të rinjtë dhe më pas u larguan me automjetin tip “Benz” ngjyrë jeshile që u gjet vetëm pa orë më vonë. 

Shënjestra ishte Mata, i cili kërkohet nga drejtësia greke për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos, ngjarje e ndodhur më 12 tetor 2018, për të cilën dyshohet se u bë dhe atentati.

 (f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj eno mates atentati ne vlore automjeti i vjedhur eno mata sotiraq mhilli atentati ndaj eno mates atentati ne vlore automjeti i vjedhur eno mata sotiraq mhilli

Sondazh

Poll