Aktualitet

Masakra e Peshkëpisë, thirret sërish në Prokurori Fredi Beleri

30 Maj 2019, 08:25 Nga DOSJA
Masakra e Peshkëpisë, thirret sërish në Prokurori Fredi

TIRANË- Kreu i OMONIA-s dega Himarë, Fredi Beleri, është thirrur sërish nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje për Masakrën e Peshkëpisë.

Fredi Beleri është thirrur edhe disa ditë më parë në Prokurori, ku tha se kishte shkuar në Prokurori për t’i dhënë fund baltosjes dhe figurës së tij.

Erdha në prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditë dhe në muajin që është bërë veprimi unë kam qenë në Qipro. Dhe autoritet greke dhe ato shqiptare kanë provat që të ndalojnë poshtërimin e figurës time për veprimet e mia politike”, – tha Beleri. 

Kujtojmë se Alfred (Fredi) Bejleri ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremistë grekë të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër, ku edhe u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Kapiteni i parë, Fatmir Shehu.

Beleri është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën. Për shkak të dënimit të mëparshëm për nxitje të urrejtjes ai nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t’u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet beleri thirret në prokurori fredi beleri masakra e peshkepise beleri thirret në prokurori fredi beleri masakra e peshkepise

Sondazh

Poll