Aktualitet

Pa licensë dhe jashtë standarteve, arrestohet prodhuesi i akulloreve në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtori (Video)

30 Maj 2019, 07:36 Nga DOSJA
Pa licensë dhe jashtë standarteve, arrestohet prodhuesi i akulloreve

TIRANË– Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur pasi 35-vjeçari me inicialet L.H., në bashkëpunim me 61-vjeçarin, me inicialet L.H., të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, kishin hapur një biznes ku prodhonin dhe shisnin akullore.

Për më tepër akulloret prodhoheshin dhe shiteshin jashte kushteve higjieno-sanitare.

Kështu që AKU-ja ka sekuestruar pajisjet që ndihmonin në prodhimin e akulloreve, lëndën e parë, ngjyruesin dhe një sasi të konsiderueshme qumësht pluhuri.

Njoftim i policisë Tiranë

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit godet një rast të prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.

Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno – sanitare, arrestohet një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm  të artikujve ushqimorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– L. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Lëndë e parë për prodhimin e akullores

– Dy makineri për prodhimin e akullores

– Ngjyrues boje

– Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku akullore jashte standarteve arrestohet prodhuesi i akulloreve prodhim akulloresh tirane aku akullore jashte standarteve arrestohet prodhuesi i akulloreve prodhim akulloresh tirane

Sondazh

Poll