Aktualitet

Nis Vettingu në Polici, SHÇBA dhe Garda fillon punën me 45 dosjet e para

30 Maj 2019, 07:21 Nga DOSJA
Nis Vettingu në Polici, SHÇBA dhe Garda fillon punën me 45

Tiranë- Nis Vettingu në Polici. SHÇBA dhe Garda kanë nisur punën për analizimin e 45 dosjeve të para.  Mësohet se dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

“Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.”, njofton ministria e Brendshme.

Po kështu subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Theksojmë se për çdo subjekt, pra efektiv policie do të zhvillohet seancë e hapur dëgjimore, pas procesit të hetimit administrativ.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 45 dosjet e para të vettingut në polici nis vettingu në policie shçba 45 dosjet e para të vettingut në polici nis vettingu në policie shçba

Sondazh

Poll