Sport

VIDEO / Mourinhon modernizon Romën, thërret në ndihmë teknologjinë

19 Korrik 2021, 17:32 Nga DOSJA
VIDEO / Mourinhon modernizon Romën, thërret në ndihmë

ITALI – Trajnim special, modern dhe teknologjik i Romës me José Mourinho. Në fakt, që nga mbërritja e tij në Trigoria, trajneri portugez, si një perfeksionist i vërtetë, kishte kërkuar një ekran gjigand, të instaluar në terren, për të analizuar modelet e lojës para, gjatë dhe pas seancave.

Por përparimi teknologjik i verdhekuqve nuk ndalet këtu, sepse ekipi ndiqet vazhdimisht nga lart nga një dron ‘projektues’, që kap çdo detaj nga një pamje e privilegjuar.

E njëjta gjë është përdorur nga portugezi Mourinho edhe në miqësoren e së dielës të fituar 2-0 pas golave të Perez dhe Kumbulla kundër Ternanas, skuadër që stërvitet nga Cristiano Lucarelli dhe sapo është promovuar në Serie B.

? squaDRONE giallorosso all’opera ??

? Nuova stagione, nuova tecnologia a supporto degli allenamenti della squadra ?#ASRoma pic.twitter.com/IybZRHoUad

— AS Roma (@OfficialASRoma) July 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho një dron 'projektues' teknologjik i romës trajnim special josë mourinho një dron 'projektues' teknologjik i romës trajnim special

Sondazh

Poll