Sport

Napoli i ka vendosur një çmim kapitenit Insigne, gati ta shesi…

19 Korrik 2021, 17:53 Nga DOSJA
Napoli i ka vendosur një çmim kapitenit Insigne, gati ta

ITALI – Kontrata e sulmuesit 30-vjeçar, tashmë kampion i Europës, përfundon në qershor të vitit 2022 dhe sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport”, presidenti De Laurentiis është i gatshëm ta shesë për 20 milionë euro gjatë merkatos së verës. Në kundërt, në përfundim të sezonit të ardhshëm, Lorenzo Insigne largohet me parametra zero.

Nga mediat italiane është raportuar, se nuk do të ketë rinovim të kontratës me Napolin, pasi që Insigne kërkon rritje page. Ai momentalisht paguhet 5 milionë euro në vit, ndërkohë që Napoli kërkon të reduktojë pagat për të qenë në rregull me financa.

Insigne iu bashkua Napolit kur ai ishte vetëm 15-vjeçar dhe ka kaluar nëpër akademinë e klubit, duke bërë debutimin në fitoren 2-0 ndaj Livornos në vitin 2010. Që atëherë ai është shndërruar në një pike referimi për Napolin, përpos që mban edhe shiritin e kapitenit. 30-vjeçari Lorenzo Insigne shënoi dy gola në shtatë paraqitjet me Italinë në “Euro 2020”.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gazzetta dello sport” “il corriere dello sport” olimpia sant’arpino presidenti de laurentiis “gazzetta dello sport” “il corriere dello sport” olimpia sant’arpino presidenti de laurentiis

Sondazh

Poll