Sport

Shtretër anti-seks në Tokyo 2020? Sportisti filmon veten duke kërcyer, rezultati ishte befasues…

19 Korrik 2021, 16:34 Nga DOSJA
Shtretër anti-seks në Tokyo 2020? Sportisti filmon veten duke

JAPONI-Shtretër kartoni kundër seksit për të shmangur Covid-19? Një lajm i rremë. Gjimnasti irlandez Rhys McClenaghan ndodhet në fshatin olimpik në Japoni në pritje të fillimit të Lojërave Olimpike. McClenaghan ka ngarkuar një video në rrjetet e tij sociale, ku hidhet në shtrat për të parë se çfarë rezistence kanë shtretërit e famshëm anti-seks.

Tani pritet përgjigja e komitetit organizues Tokyo 2020 i cili, megjithëse kishte rënë dakord me IOC për të shpërndarë prezervativë tek atletët, rekomandoi sportistët të mos kryenin marrëdhënie seksuale gjatë Lojërave.

“Ndiqni episodin e sotëm rreth lajmeve të rreme në Lojërat Olimpike për shtretërit anti-seks, që janë bërë prej kartoni. Po, ato iu rezistojnë edhe lëvizjeve të forta, jo më… Ky ishte një lajm i rremë”, – shkroi sportisti irlandez në rrjetet e tij sociale.

“Anti-sex” beds at the Olympics pic.twitter.com/2jnFm6mKcB

— Rhys Mcclenaghan (@McClenaghanRhys) July 18, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport rhys mcclenaghan tokyo 2020 rhys mcclenaghan tokyo 2020

Sondazh

Poll