Sport

Milani zyrtarizon rikthimin e Brahim Diaz, do të mbajë numrin 10!

19 Korrik 2021, 17:10 Nga DOSJA

ITALI – Tani është zyrtare: Brahim Diaz është rikthyer të veshë fanelën kuqezi edhe për dy sezonet e ardhshme. Milani ka njoftuar huazimin dy-vjeçar të fantazistit spanjol, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2023. Diaz, siç ishte përfolur edhe ditëve të fundit, do të veshë fanelën me numrin 10 në shpatullat e tij.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka fituar vlerat sportive të Brahim Abdelkader Díaz nga Real Madrid CF, mbi një bazë të përkohshme dy-vjeçare. Lojtari bashkohet me klubin e AC Milan deri më 30 qershor 2023.

Brahim, pasi ka realizuar 39 ndeshje dhe shënuar 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanelën kuqezi dhe do të mbajë numrin 10,”- lexohet në komunikatën zyrtare të Milanit në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 30 qershor 2023 brahim diaz do të mbajë numrin 10 huazimin dy-vjeçar milani 30 qershor 2023 brahim diaz do të mbajë numrin 10 huazimin dy-vjeçar milani

Sondazh

Poll