Shitet për më shumë se 100 mijë USD, fanela e Zidane në “Francë 1998”
19 Korrik 2021, 16:49Nga DOSJA
SHBA – Një fanelë, që pretendohet se është veshur Zinedine Zidane në finalen e Kupës së Botës më 1998, u shit për mbi 100.000 dollarë në një ankand në Los Anxhelos. Kjo u njoftua nga Julien’s Auctions.
Edhe pse fanela ishte vërtetuar nga FIFA dhe Adidas, shtëpia e ankandit nuk ishte në gjendje të thoshte nëse ishte veshur nga lojtari, gjatë fitores 3-0 të Francës ndaj Brazilit, veçanërisht në pjesën e parë, në të cilën ‘Zizou’ shënoi dy golat.
Në tetor 2018 një kompani ankandi pariziene, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanelë të pretenduar si ajo e veshur nga Zidane gjatë finales, disa ditë pas shitjes për dyshime në lidhje me vërtetësinë e saj.
Modeli i fanelës së paraqitur të dielën, u shit për 108.800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, i cili e vlerësoi atë midis 80.000 dhe 120.000 dollarë. Nuk ishte pjesa më e shtrenjtë në koleksion.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
JAPONI-Shtretër kartoni kundër seksit për të shmangur Covid-19? Një lajm i rremë. Gjimnasti irlandez Rhys McClenaghan ndodhet në fshatin olimpik në Japoni në pr...
SPANJE – Në lidhje me ecurinë e këtij operacioni ka folur edhe presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të...
ITALI-Andi Hoti ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me Interit. Futbollisti 18-vjeçar ishte në stol në ndeshjen e fundit që zikaltërit zhvilluan...
MILANO-Milan po punon për të rinovuar kontratën e mesfushorit Franck Kessie. Drejtuesit nuk duan një tjetër firo me parametra zero si rasti i Donnarummas dhe Ca...
LOS ANGELES– Fanella e Zinedine Zidane veshur në finalen e Kupës së Botës së vitit 1998 u shit për 100,000 dollarë në Los Angeles. Kjo u njoftua nga Julie...
ITALI – Ndodh që futbolli i verës ofron ‘përralla’ krejtësisht të papritura. Kjo është ajo që po ndodh me Milos Kerkez, një fëmijë i jashtëzakonshëm nga M...
ITALI – Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) po u bën presion klubeve, që lojtarët e Serisë A dhe Serisë B të vaksinohen para fillimit të sezonit të ri....
TIRANE – Pas grupit të parë, ku bënin pjesë gjimnasti Matvei Petrov dhe xhudisti Indrit Çullhaj, sot drejt Tokios janë nisur edhe dy peshëngritësit e mir...