Bota

Sulm me bombë në Bagdad! 25 persona humbin jetën, 50 të tjerë të plagosur 

19 Korrik 2021, 20:56 Nga DOSJA

IRAK- Një sulm me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad la të vrarë 25 persona. Aljazeera shkruan se nga sulmi mbetën të plagosur edhe 50 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në një treg në Bagdad, ku mes të vdekurve kishte edhe gra dhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në tregun Wahailat në Sadr City, ndërkohë që për shpërthim u përdor një bombë e montuar në vend. Ministria e Brendshme e Irakut tha në një deklaratë se nuk dihet se cili është qëllimi i këtij sulmi, apo se kush fshihet pas tij.

Ndërkohë që fotot dhe videot e bëra pas shpërthimit në Bagdad, tregojnë trupat e viktimave si dhe njerëzit që ulërasin nga terrori dhe frika që kanë. Deri tani nuk e ka marrë asnjë grup terrorit përgjegjësinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me bombe ne bagdat sulm me bombe ne bagdat

Sondazh

Poll