Rrëmbimi dhe torturimi i vajzës së ambasadorit afgan në Pakistan, Afganistani merr masa, tërheq të gjithë diplomatët pë
19 Korrik 2021, 18:57Nga DOSJA
PAKISTAN- Afganistan ka tërhequr diplomatët e tij nga Pakistani pas rrëmbimit të vajzës së ambasadorit afgan në kryeqytetin Islamabad. CNNshkruan se Silsila Alikhil, vajza e Najib Alikhil, ambasadorit të Afganistanit në Pakistan, u rrëmbye për disa orë dhe u torturua rëndë nga individë të panjohur gjatë rrugës për në shtëpi ditwn e premte.
Ditën e djeshme Afganistani njoftoi se do të tërheqë Alikhil dhe të gjithë diplomatët e tjerë me qendër në Pakistan derisa të adresohen të gjitha kërcënimet. Afganistani gjithashtu thirri ambasadorin e Pakistanit në Kabul, Mansoor Ahmad Khan, për të përcjellë shqetësimet e Qeverisë së Afganistanit tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Pakistanit në lidhje me këtë incident të rëndë.
Në deklaratë, Afganistani i bëri thirrje qeverisë pakistaneze për të ndërmarrë veprime të menjëhershme, në mënyrë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur sigurinë e diplomatëve Afganë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, teksa vajza e ambasadorit po shkonte në shtëpi, u rrëmbye për disa orë nga persona të panjohur dhe u torturua barbarisht.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se do të marrë një raport të hollësishëm të martën në lidhje me rolin e agjencisë civile të zbulimit të Kinës në përdori...
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe pr...
KINË– Kina kërcënoi të përdorë armët bërthamore nga Japonisë nëse ndërhyn në konfliktin me Tajvanin. Republika Komuniste e Kinës deklaroi se do t’i s...
GREQI– Pasditen e sotme, i është dhënë lamtumira e fundit 26-vjeçares greke, Garyfallia Levakou, e cila u vra nga i dashuri i saj teksa kishin shkuar për...