Bota

Vritet 20-vjeçarja me pseudonimin “Hello Kitty”, ishte një nga kriminelet më të kërkuara në Brazil

19 Korrik 2021, 19:16 Nga DOSJA
Vritet 20-vjeçarja me pseudonimin “Hello Kitty”, ishte

BRAZIL- Princesha e bandës “GUN-SLINGING” me pseudonimin ‘Hello Kitty’ është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policët së bashku me babanë e saj në Brazil. The Sun shkruan se Rayane Nazareth Cardozo da Silveira u qëllua në kokë në 16 korrik nga policia në një betejë të përgjakshme dhe vdiq pranë babait të saj, i cili u vra gjithashtu.

Ajo së bashku me babanë e saj dyshohej se po mbanin peng një familje në Rio de Janero, vend në të cilin u vra. Policia mori disa informata anonime në lidhje me vendndodhjen e 20-vjeçares, një nga kriminelet më të kërkuara në Brazil.

E konsideruar si një nga kriminelet më të kërkuar të Rio de Janeiro, Cardozo da Silveira po kërkohej në lidhje me një varg grabitjesh të armatosura dhe vrasjesh në kryeqytetin brazilian. Pavarësisht pseudonimit të saj të pafajshëm, “Hello Kitty’ u konsiderua si komandantja e dytë e organizatës kriminale të udhëhequr nga babai i saj, Alessandro Luiz Viera Moura.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 'hello kitty alessandro luiz viera moura gun-slinging rayane nazareth cardozo da silveira 'hello kitty alessandro luiz viera moura gun-slinging rayane nazareth cardozo da silveira

Sondazh

Poll