Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Haradinaj: Pa përfshirjen e SHBA-së, humbasim! Po të ishin ata, tani do kishim marrëveshje

19 Korrik 2021, 18:37 Nga DOSJA
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Haradinaj: Pa përfshirjen

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit serb,  Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm ndërsa ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut, ndryshe sipas tij, Kosova do të humbasë shumë.

“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!,”-shkruan Haradinaj ndër të tjera.

STATUSI I PLOTË:

Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes Kurtit dhe Vuçiçit, nuk pati dakordësi edhe pse u diskutua lidhur me të zhdukurit gjatë luftës. Palët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit por nuk arritën në asnjë pikë të përbashkët. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 ramush haradinaj takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll