Bota

E tmerrshme, makina në Spanjë hipën mbi trotuar, lëndohen 10 persona

19 Korrik 2021, 20:11 Nga DOSJA
E tmerrshme, makina në Spanjë hipën mbi trotuar, lëndohen 10

SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ditën e sotme ku një person me makinë është futur në një lokal dhe ka plagosur 10 persona. Dailymail shkruan se personi që drejtonte makinën, hipi në trotuar dhe shkaktoi shumë panik te qytetarët që po ecnin.

Videot në internet nga vendi i përplasjes, tregonin ambulancat dhe oficerët e policisë dhe kamerierët që pastronin ose ndihmonin njerëzit në tokë. Incidenti ndodhi në mes të pasdites ndërsa zona ishte e mbushur me klientë që drekonin.

Policia në Marbella nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment, por gazeta El Espanol raportoi se shoferi ishte një i ri, i cili ishte në makinë me prindërit e tij dhe se policia nuk po e trajtonte aksidentin si të lidhur me sulm terrorit. Ndërkohë që që disa raporte zbuluan që burri 30-vjeçar kishte probleme të shëndetit mendor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota e rende ne spanje e rende ne spanje

Sondazh

Poll