Bota

I dënuar me 30 vite burg për vrasjen e gruas së tij në kroçere, gjendet i vrarë 43-vjeçari në Alaksë të SHBA-së  

19 Korrik 2021, 19:54 Nga DOSJA
I dënuar me 30 vite burg për vrasjen e gruas së tij në

SHBA- Një burrë nga Utah i SHBA-së, i dënuar me 30 vite heqje lirie për vrasjen e gruas së tij në një anije udhëtimi (Kroçere), u gjet i vdekur në një burg të Alaskës. NBC News shkruan se Kenneth Manzanares u gjet pa ndjenja në qelinë e tij në qendrën Lemon Creek në Juneau rreth 7 të mëngjesit.

Ai u dënua më 3 qershor me 30 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Kristy Manzanares, gjatë pushimeve në vitin 2017. Zëdhënësi i departamentit të burgut, Betsy Holley tha se kushtet mjekësore të të burgosurve janë konfidenciale, duke mos dhënë më tej sqarime për vdekjen e 43-vjeçarit.

Zyra e ekzaminimit mjekësor nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga mediat, ndërkohë që një zëdhënës i trupave shtetërore tha se nga hetimi paraprak nuk u gjetën të dhëna të dyshimta për humbjen e jetës së 43-vjeçarit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kenneth manzanares kristy manzanares kenneth manzanares kristy manzanares

Sondazh

Poll