Bota

“Ne nuk do të bëjmë lëshime”/ Erdogan për konfliktin me Qipron: Nuk mund tu besojmë më atyre dhe të humbasim 50 vite

19 Korrik 2021, 20:21 Nga DOSJA
“Ne nuk do të bëjmë lëshime”/ Erdogan për

TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbajti ditën e sotme një fjalim në seancën e posaçme që u organizua në Parlamentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) me rastin e 47-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro. TRT shkruan se Presidenti Erdogan tha se një zgjidhje e drejtë, e përhershme dhe e qëndrueshme mund të jetë vetëm një qasje që do të bazohet në realitetet e ishullit. Duke iu referuar qëndrimit të palës grekoqipriote në negociatat për çështjen qipriote, Erdogani vuri në dukje se “nuk është më e mundur që ne tu besojmë këtyre, që të humbasim edhe 50 vjet të tjera”.

“Sot ne nuk ndajmë vetëm një entuziazëm të përbashkët dhe një krenari të përbashkët të kombit. Pavarësisht nëse duan ata apo jo, sot ne i shpallim edhe një herë të gjithë botës vëllazërinë e përjetshme midis Turqisë dhe RTQV, e cila e merr forcën e saj nga gjaku i dëshmorëve tanë. Kauza e Qipros, me historinë e saj, ndërgjegjen e saj, luftën e saj dhe epopenë që shkroi në 1974 është kauza e një kombi të madh. I zoti i kauzës së Qipros është i gjithë kombi i madh turk, me atdheun e vogël dhe të madh. Grekoqipriotët, të cilët me dorën e organizatës terroriste EOKA nuk hezituan të cenojnë nderin, jetën dhe pronën e fqinjëve të tyre turq, kurrë nuk i konsideruan qipriotët turq si partnerë të barabartë. Ne do të vazhdojmë të ecim me vendosmëri në këtë rrugë edhe pse disa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të shqetësuar nga klima e unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë që ne shfaqim këtu. Përvojat e fituara në mënyrë të dhimbshme në histori dhe në këtë proces e kanë bërë të qartë për të gjithë se pala grekoqipriote nuk ka ndërmend të krijojë një shtet asociues,” tha Erdogan.

Turqia e mbështet plotësisht propozimin e paraqitur nga Presidenti i RTQV, Ersin Tatar në Gjenevë, theksoi Erdoan, ndërsa shtoi: Ne nuk bëjmë lëshime, nuk mund të bëjmë më lëshime”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll